.

Kampi i refugjatëve/ Ylli Manjani: Për të mbuluar dështimet e qeverisë

I ftuar në emisonin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili, ish-ministri Drejtësisë Ylli Manjani tha se refugjatët nuk mund të vijnë pa miratimin e qeverisë shqiptare dhe se kjo mund të ndodhë për të mbuluar dështimet e saj.

“Të jeni të bindur që këto gjëra nuk konsultohen pa marrë miratimin e qeverisë shqiptare. E kapur për arsye të brendshme, e ka aktivizuar një plan edhe në vitin 2014. Për të mbuluar dështimet apo skandalet, ka vënë në dispozicion planin. Nuk ka sirinanë që kërkojnë të vijnë në Shqipëri, destinacioni i tyre është Europa”, u shpreh Manjani.