.

Kampi i refugjatëve/ Manjani: Ja pse opozita duhet të thotë “Jo”. Çani: Vetëm presioni nga poshtë e ndal Ramën

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se opozita nëse e do këtë vend duhet t’i thotë “Jo” kampit të refugjatëve. Ndërkohë Arian Çani tha se vetëm presioni nga poshtë është ai qe e ndal Ramën.

Çani: E di sa trafikantë ka në këtë vend trafikantë. Dhe kjo ndodh si në një fshat të Tiranës dhe gjithandej. Është një vend ku trafikantët prodhohen me shumicë.

Manjani: Se është qeverisja e keqe.

Çani: Mezi po mblidhen 50 veta për teatrin. Si ka mundëis që të rinjtë nuk shkojnë. E kupton se ku je. Rama nuk ka asnjë presion nga poshtë nga kush të ketë frikë. Është shumë keq lemeri. Vetëm presioni nga poshtë e ndal.

Manjani: Ështe opozita.

Çani: Dhe shoqëria civile.

Manjani: Në qoftëse e duan këtë vend ky është momenti për të thënë “Jo.” Opozita duhet të dalë dhe të thotë “Jo”.