.

Pas Uruguait, ky është shteti i dytë në botë që legalizon përdorimin e kanabisit

Pas Uruguait në vitin 2013, një tjetër shtet ka legalizuar përdorimin e kanabisit. Akti “Kanabis” kaloi me 52 vota pro dhe 29 vota kundër ditën e martë. Por ligji kontrollon dhe rregullon edhe mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet në Kanada.

Qytetarët në Kanada mund të blejnë dhe përdorin kanabis ligjërisht duke nisur nga muaji shtator.

Posedimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i tij.

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.

Kryeministri Justin Trudeau, përmes një postimi në Tëitter shkroi se: “Ka qenë shumë e lehtë që fëmijët tanë të marrin marijuanë dhe për kriminelët të mbledhin fitimet. Sot, ne e ndryshojmë këtë gjë. Plani ynë për legalizimin dhe rregullimin e marijuanës sapo ka kaluar Senatin. Premtim i mbajtur”.