.

 Kujdes me stresin, sjell këto probleme me shikimin   

 

Stresi është një nga ndikuesit më negativë në shëndetin tonë.

Nëse shkon në punë me stres, atëherë gjej një zgjidhje tjetër. Stresi i madh sjell edhe probleme të rënda me sytë sipas mjekëve.

Është vërtetuar nga studimet e ndryshme se stresi psikologjik sjell përkeqësim te sëmundjet e zakonshme të syrit si glaukoma, humbja e shikimit etj.

Nervat dhe enët e gjakut te sytë mund të preken nga nivele të larta të kortizonit, hormonit të stresit dhe kjo bën që shikimi të përkeqësohet.

Ky është edhe një shpjegim se pse pas një dite të lodhshme ndiejmë dobësimin e shikimit.

Reduktimi i stresi, mund të sjellë rikuperim të shikimit.