.

Do ndahen apo jo familjet e emigrantëve? Trump jep vendimin e rëndësishëm

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për bashkimin e familjeve të emigrantëve.
“Ka të bëjë me bashkimin e familjeve,” tha Trump gjatë nënshkrimit të projektligjit.

“Nuk më pëlqeu të shihja familje të ndara,” tha ai ndërkohë që shtoi se administrata do të vazhdojë me politikën e saj ‘tolerancë zero’ për emigrimin e jashtëligjshëm.

Muajt e fundit SHBA ndau më shumë se 2300 fëmijë nga emigrantët. Ndërkohë ai tha se ishte prekur nga fotot e fëmijëve që i kanë ndarë nga prindërit e tyre ndërkohë që këta të fundit janë burgosur apo ndjekur penalisht për kalimin e jashtëligjshëm të kufirit.