.

Zbulohet parcela me drogë në Sarandë, sekuestrohen…

Një parcelë me drogë është zbuluar në fshatin Vergo të Delvinës nga policia e Sarandës.

Lënda narkotike u zbulua në vendin e quajtur “Sinanaj”, ku u zbuluan dhe u asgjësuan 265 bimë narkotike “cannabis sativa”.

Ndërkohë në pranga ra Vasil Nune, 61 vjeç, nga Novosela, bari i zonës, i cili edhe në vitin 2015 është kapur me 12 kg marijuanë.