.

Vritet në mënyrë tragjike reperi 20-vjeçar, fjalët që tha para vdekjes

 

Ditën e djeshme është lënë i vrarë në Broëard County, Florida, reperi amerikan XXXTentaction.

Reperi 20-vjeçar emri i të cilit ishte Jahseh Onfroy, po largohej nga një dyqan paradite, kur dy burra të maskuar mbi një SUV me ngjyrë të errët e qëlluan për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa ai po hynte në makinën e tij.

Autoritetet e Brodëay janë në kërkim të dy burrave që shtinë mbi 20-vjeçarin.

XXXTentacion, një vendas në Florida, mori famë të gjerë pas këngës së tij “Look at Me”, e cila u bë tejet virale në rrjetet sociale.

E çuditshme është që para se 20-vjeçari të qëllohej për vdekje, ai ishte futur në live-video në Instagram, ku u thoshte fansave të tij që ta kujtonin nëse një ditë do vdiste.

Pak momente para se të vdiste ai tha:

Nëse gjëja më e keqe vjen, që është vdekja ime, të cilën e ndjej se do jetë në mënyrë tragjike… Gjëja e vetme që dua është që brezat e ardhshëm ta marrin mesazhin tim dhe ta kthejnë atë në diçka pozitive dhe të kenë një jetë më të mirë. Unë vetëm dua të them që e vlerësoj dhe iu dua të gjithëve dhe unë besoj tek ju.”