.

Vip Line, të gjitha risitë e standarteve perëndimore në një Klinikë të vetme

Kur futesh tek Klinika Vip Line, magjepsesh së pari vetëm nga ambienti. Një bardhësi që ta ka ënda dhe një vend që të fton në relaks. Ne jemi bërë kuriozë pse është kaq e famshme Klinika Vip Line! Pse e zgjedhin kaq shumë zonja dhe zonjusha? Pse Vip-at shqiptarë janë kaq të fiksuar pas Vip-it? Në fakt përgjigja është e thjeshtë, kanë një staf të përkryer dhe aparaturat më të fundit të teknologjisë së avancuar të estetikës. Ne kemi zgjedhur t’ju prezantojmë vetëm disa prej tyre:

 

ACOUSTIC WAVE THERAPY!  Dobësim i lokalizuar dhe trajtim anticelulit

Valët goditëse në mjeksinë estetike. Impulsët akustikë arrijnë të shpërbëjnë indet dhjamore në mënyrë selektive në sipërfaqe dhe në thellësi, duke bërë kështu rimodelimin e siluetës. Kjo metodë është përdorur prej vitesh në fizioterapi për të larguar kalçifikimin e kockave. Valët akustike stimulojne dhe përshpejtojnë mikroqarkullimin e gjakut duke riaktivizuar metabolizmin e qelizave adipoze (dhjamore) dhe oksigjenimin e tyre ne siperfaqe, oksigjen i cili transportohet me ane te hemoglobinës, ku dekompresohet duke u perhapur neper inde e ne kte menyre duke përmirësuar ndjeshem celulitin dhe rimodeluar zonen e trajtuar. Valët akustike ndjekin ligjet e fizikës ku absorbimi i tyre bëhet aty ku ato gjejnë shtresa dhjamore, pasi arrijnë të dallojnë muskulin dhe kockat tek të cilat nuk ndikojnë. Valët arrijnë të punojnë në 3 cm, 5 cm dhe mbi 5 cm. Çdo zonë kërkon një trajtim 3 minuta për disk derisa indi të arrijë temperaturën 40 gradë celcius. Psh barku ndahet në 4 zona të cilat duan një trajtim për rreth 30 minuta. Më pas mund të bëhet drenimi i zonës me një masazh specifik.
Benefitet

Valët akustike janë në gjendje të stimulojne indet në thellësi me këto benefite:

Stimulohet qarkullimi i gjakut dhe sistemit limfatik.

Rritet temperatura e indeve dhe reduktohen qelizat adipose.

Aktivizohet metabolizmi.

Stimulohet prodhimi i kolagenit.

Tonifikimi dhe rimodelimi i zones se trajtuar!
Përmirësohet elasticiteti i lëkurës.

Rezultatet

Rimodelohet trupi

Trajtohet celuliti

Tonifikohet zona e trajtuar

Trajtohen strijat e shtatzanisë

Reduktohet perimetri
 

VIBROSAUNA THERAPEUTIC

Eshte nje nder pajisjet mjekesore me inovative e prodhuar ne Australi dhe eshte vetmja pajisje origjinale e ketij lloj ne dallim te te tjerave qe gjenden ne treg te cilat jane nje imitim amator i kesaj pajisje. Ajo sjell benefite te jashtezokonshme per shendetin tone ne teresi dhe sigurisht per humbjen ne peshe ,eshte nje nder trajtimet me te perhapura ne mbare boten, Realizon nje funksion te rendesishem ne relaksimin e muskujve dhe detoksifikimin nepermjet shperndarjes te ujrave te tepert sic jane toxinat dhe acidi laktik. Kjo pajisje estetike mjekesore eshte krijuar si rezulat i nje studimi te gjate dhe intensiv i realizuar nga nje grup profesionistesh jashtezakonisht te kualifikuar, nje Mjek kirurg, nje kiropraktikant, nje ortoped, nje fisioterapist dhe nje inxhinier teknik. Ideja e tyre ishte per te krijuar nje pajisje sa me efektive per mirqenie te pergjithshme dhe renien ne peshe dhe simulimin e ushtrimeve fizike por pa i shkaktuar stres organizmit. Rezultati eshte nje kombinim inteligjent i veprimit termik dhe veprimit vibrues. Gjithashtu e pajisur me nje dispozitiv me aroma terapi per eliminimin e stresit ne menyre qe terapia te ndikoje sa me efektivisht ne organizem.
Si punon vibrosaun Terapeutike?
Ne brendesi te kapsules eshte efekti termik dhe vibrimi. Vibrimi sherben per relaksimin e muskujve, favorizimin e veprimit termik dhe stimulimin e qarkullimit te gjakut dhe aktivitetin renal. Sauna me nxehtesi te thate me temperature nga niveli i ambjentit ne 82 grade maksimumi e cila ventilohet vazhdimisht nga ajer i fresket i jonizuar, ne menyre te tille qe edhe ato qe vuajne nga klaustrofobia mund ta kryejne kete trajtim. Nje seance zgjat 30 min dhe e kombinuar me pajisjet tjera per dobesim ne Vip line, me nje pakete prej 10 seancash ju do te humbisni nga 5 deri ne 8 kg maksimumi sigurish duke ndjekur nje regjim te shendetshem ushqimor. E pershtatshme per dobesim te pergjithshem ose te lokalizuar ne baze te fizionomise se individit.

 

LIPOLAZER ose lipuzicioni jo kirurgjikal, eleminon kilogramet e tepert

Lipolazeri ose lazerlipolizi (lazer jo invaziv me frekuencë të ulët) është një alternativë e lipuzicionit kirurgjikal. Lipolazeri është teknologjia e re e skulpturimit të trupit e cila po revolucionarizon mënyrën e eleminimit të dhjamit të tepërt pa patur nevojë për kirurgji. Trajtimi mund të bëhet në çdo stinë të vitit, është pa dhimbje dhe nuk ka nevojë për kohë rikuperimi, pasi mund të vijosh pa problem jetën normale menjëherë pas trajtimit. Trajtimi mund të bëhet në çdo pjesë te trupit dhe të vetmet që nuk mund ta përdorin janë gratë shtatzanë, ato që ushqejnë bebin me gji dhe individët me pacemaker.

Çfarë është lipolazer

Lipolazeri është një teknikë ku lazeri penetron poshtë lëkurës duke mbërritur tek qelizat adipose dhe duke bërë që dhjami të dalë nga membrana qelizore. Qelizat adipose nuk dëmtohen apo eleminohen, por boshatisen. Dhjami del nga hapësira ku rri, transportohet nga sistemi linfatik dhe eleminohet në mënyrë natyrale. Ndërkohë nxehtësia që përcjell lazeri bën një profilizim të ri të fibrave elastike dhe indeve, duke gjeneruar kështu një “hekurosje” të lëkurës me efekt të menjëhershëm pasi lëkura bëhet e butë dhe elastike.
Në çfarë rastesh këshillohet

Këshillohet në rastet e: dhjamit të lokalizuar në ije ose bark, tek kofshët me dhjam ose kur nuk janë të tonifikuara, tek gjunjët e mëdhenj, kaviljet e trasha, dopio mjekra, tek krahët me akumulim dhjami, tek shpina me akumulim dhjami. Shumë efektive është në rastet kur dieta dhe aktiviteti fizik nuk arrijnë të dobësojnë një zonë të caktuar.
Si bëhet trajtimi

Gjatë trajtimit, individi rri shtrirë dhe vendosen pllakat në zonën që do të trajtohet. Trajtimi zgjat 20-30 minuta. Për një rezultat të mirë këshillohen të paktën 8 seanca në distancë 48-72 orë njëra nga tjetra.

 

Presoterapia, luftë kileve të tepërta, celulitit dhe mbajtjes hidrike

Aparaturë 3 në 1 me kombinimin e tre metodave të ndryshme të cilat lidhen mes tyre për të marrë një rezultat më të mirë se sa po t’i bësh veç e veç. Presoterapia, infraredi dhe elektrostimulimi, janë trajtime të përdorura tashmë prej vitesh në qendrat estetike me rezultate konkrete dhe pozitive. Masazhi dhe drenazhi linfatik, realizohet në të gjithë trupin dhe bëhet nëpërmjet sistemit të fryrjes që bën mikroproçesori. Programi i aparaturës është i tillë që kënaq të gjitha kërkesat për bukurine dhe elegancen e trupit.

Infraredi – Bën ngrohjen e përgjithshme duke rritur temperaturën e trupit dhe ngrohjen muskulare, duke eleminuar toksinat e rritur mikroqarkullimin. Falë rregullimit të temperaturës në nivele të ndryshme intensiteti, është e mundur të zgjedhim llojin e trajtimit: djersitjen, rritjen e metabolizmit, riaktivizimin e mikrociklit dhe efektin relaksues.

Elektrostimulimi – reduktim i qelizave yndyrore, tonifikim dhe vaskularizim i indeve. Tonifikimi i muskulaturës së trupit, e bën më të lehtë eleminimin e toksinave, stimulon drenazhin linfatik, reagon kundër anestetizmave të celulitit dhe lufton mbajtjen hidrike. Një tjetër benefit është ndjesia e relaksit dhe mirëqënies që provon gjatë trajtimit e cila vazhdon edhe më pas, gjatë aktivitetit të përditshëm të individit që trajtohet me presoterapi 3 në 1.

Protokolli

Çdo seancë mund të zgjasë nga 15-30 minuta sipas nevojës së individit. Këshillohet një cikël trajtimesh prej 10-12 seancash. Rezultatet duken që në seancën e parë ku do të shikoni një ngushtim perimetri, sidomos në zonën abdominale. Rezultatet e një trajtimi me presoterapi, nuk janë vetëm estetike, por do të shikoni që ju do ndjeni menjëherë këmbë më të lehta edhe nëse dhembin si dhe trupi do bëjë qarkullim më të mirë të gjakut.
Nuk këshillohet për gratë shtatzana, individë me probleme zemre dhe për ata që kanë variçe.

 

Depilim definitiv me lazer diode 808 nm
Aparatura eshte fjala e fundit e teknologjise se lazerave e cila fale rrezeve lazer me gjatesi te madhe, arrin te depertoje ne rrenjen e qimes dhe ben shkaterrimin e saj definitiv. Zona qe do te depilohet, ftohet ne fillim, gjate dhe pas aplikimit te energjise lazer me ane te kristaleve te zafirit e cila vendoset ne aparature dhe vihet ne kontakt me lekuren. Kjo ben qe trajtimi i zonave, sidomos atyre delikate te mos kete efekte anesore, bezdi dhe acarim lekure te pacientit.