.

Video/ Turistët i “përpin” dallga gjigande, humb jetën njëri prej tyre

Një turist është ‘përpirë’ nga një valë e madhe ndërsa dy shokët e tij ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme në Indi.

Sasikumar Vasan, 33-vjeç, humbi jetën në Goa, ndërsa dy miqtë e tij shpëtuan.

Ata ishin ulur në shkëmbinj dhe po shijonin bukuritë e plazhit, por në një moment vala e madhe niset në drejtim të tyre dhe i përplas në gurë.

Në videon e publikuar më poshtë shihen treshja që i godet vala dhe i mbulon me ujë, ndërsa Vasan nuk del më në sipërfaqe pasi e përpin uji dhe e përplas në shkëmb.