.

Video/ Maks Velo: Ja cilat janë vlerat e Teatrit Kombëtar

 

Në një intervistë ekskluzive për “Studio e Hapur”, shkrimtari Maks Velo katreguar vlerat e Teatrit Kombëtar.

Eni Vasili: A ka vlera arkitekturore Teatri Kombëtar? Arkitektët që kishte mbledhur kryebashkiaku Veliaj ishin të gjithë në një mendje, që duhet shembur për shkak të problemeve apo të materialit. Ju si mendoni, a ka vlera arkitekturore?

Maks Velo: Gjërat janë si t’i gjykosh. Gjithçka në Tiranë mund ta shembin. Duam ta shembim Kryeministrinë? E shembim dhe ndërtojmë një 10-katësh! Duam të shembim ish-Komitetin Qendror? E shembim! Madje u bë edhe një projekt atëherë. Nuk është kjo logjika. Ajo ka vlera në ansamblin e ndërtimeve italiane, duke filluar me maternitetin, Bankën, Teatrin, “Dajtin”, Kryeministrinë, Akademinë, Universitetin. Stadiumin e shembëm. Rama thotë që ajo është shumë e mirë, por ajo është një gjë kaq gjigante, kaq e madhe, kaq e frikshme, saqë po merr që tani pjesë mbi Bulevard. I ka ardhur kaq afër kolonave, saqë nuk ka më mashtab. Gjëja më themelore në arkitekturë, që e kanë ruajtur europianët dhe që i kanë bërë qytetet aq të këndshme, është mashtabi.