.

Vasili: Gremina mendore e kryeministrit, imituesit bajatë të tij dhe Parlamenti

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në ‘Facebook’ thotë se parlamenti ka përballë greminën mendore të Ramës.

Statusi i Petrit Vasilit

Gremina mendore e kryeministrit, imituesit bajate te tij dhe Parlamenti.
Parlamenti tashme ka perballe greminen mendore te kryeministrit ne dite te hallit.
Funksionimi minimal i parlamentit nuk ekziston me.
Banditizmi qeveritar ka rrezuar pertoke cdo normalitet ne kuvend,ka shqyer rregulloren e kuvendit dhe cmenduria ka zaptuar kuvendin.
Ministra te paafte dhe te papergjegjshem si dhe kryebashkiake gjithfaresh sillen si gangstere e provinciale ne sallat e punes se kuvendit duke dhunuar cdo element te parlamentarizmit e duke poshteruar edhe vete deputetet e maxhorances ,duke i bere edhe ata pjese te ketij llumi te ideuar nga nje kryeminister i marre.
Ligje te rendesishme, qe miratohen turperisht per pak minuta me mbledhje te njeanshme hajnash nga maxhoranca ,ky eshte turpi qe konsumohet perdite ne parlamentin e Shqiperise.
Parlamenti po perjeton ditet me te zeza,standartet me mizerabel dhe drejtimin me zero qe nuk eshte pare kurre me pare.
Histeria impotente e kryeministrit dhe majmuneve imitues te tij e ka kthyer parlamentin ne nje institucion te shplare nga identiteti kushtetues,moral e politik,ndersa kryetari i parlamentit rri e veshtron se si ai shkaterrohet pa levizur gishtin e duke u konformuar ne menyre servile deri ne dhimbje me banditizmin qeveritar antiparlament.
Parlamenti eshte pa drejtim dhe ashtu si gjithe Shqiperia ndodhet nen peshen e epidemise se idiotesise kolektive te nje qeverie te vdekur.