.

Terror të moshuarve, ja metodat çnjerëzore që përdorte banda shqiptare

Një bandë shqiptare është shkatërruar para disa ditësh në Itali.

Sipas mediave në vend mësohet se shqiptari i arrestuar është një person që i thërrisnin Eduard që ishte dëbuar nga Italia, fshihej dhe janë dashur shumë orë kërkime për ta gjetur atë.

Një tjetër detaj që është bërë publik është se shqiptarët dhe anëtarët e tjerë të bandës, torturonin që të moshuarit gjatë grabitjes së banesave të tyre.

Sipas mediave një i moshuar ishte rrahur me gurë për vetëm 100 euro. Banditët përdorin dhe  kaçavida dhe përdorin dhunën fizike për të përhapur terror.