.

Sherri me Veliajn, Rudina Hajdari: Bëmë shfaqje dhe boks politik, nuk i shërbeu aspak…

Deputetja me e re e parlamentit, vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari e ka parë si shfaqje përplasjen e kolegeve te saj demokratë me kryebashkiakun Veliaj duke u distancuar nga qëndrimi i grupit parlamentar.

Përmes një statusi në Twitter pak orë pas mbledhjes ajo shkruan se: “shfaqja e sotme ne Komisionin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzes se teatrit, por u kthye ne një boks politik dhe nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës se Teatrit i shërbeu Erjon Veliajt dhe interesit te tij te ngushte por jo te opozites, artisteve dhe qytetareve”.