.

Maks Velo flet për vitet e internimit: Punoja si i droguar, ja momenti i vetëm i lirisë

Në pjesën e dytë të intervistës me gazetaren Eni Vasili, shkrimtari Maks Velo ka folur për vitet e internimit dhe për atë që sot e kësaj dite ja ka mbajtur frymën gjallë, krijimtarinë  e tij. Ai u shpreh se të vetmen ndjenjë lirie njeriu e ndjen kur punon.

“Kisha një ndjenjë sikur nuk merrja dot frymë. Të vetmet momente lirire ishin kur punoja, punoja si i droguar. “Djalë do na marrësh në qafë” më thoshte babai. Aty ishte krijimtaria. E vetmja liri, i vetmi moment i lirisë së vërtetë të njeriut. E barazon veten me zotin dhe nuk ka asnjë njeri që të mposht. Kjo më mbajti gjallë. Besimi që këto punë ishin produkt i lirisë”, u shpreh Velo.