.

Hapen sot dosjet e çamëve të persekutuar, Gentiana Sulaj merr titull mirënjohje nga PDIU

Sot do të bëhen publike për herë të parë dosjet e shqiptarëve të Çamërisë që janë persekutuar nga regjimi diktatorial.

Në emër të PDIU dhe Shoqatës Çamëria, Shpëtim Idrizi i ka dorëzuar sot një titull mirënjohjeje Gentiana Sulajt, kryetare e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

“Ky titull i përket gjithë institucionit dhe le ta tregojmë veten që e merituam këtë mirënjohje”, tha ajo.