.

Eksperienca e hidhur e shqiptarit, shkon në ‘Talent Show’, por fëlliqet nga juria: “Të kanë sjellë me zor?”(Video)

Emisionet e talenteve janë shtuar shumë kohëve të fundit, duke i dhënë mundësinë njerëzve të shumtë të shpalosin aftësitë e tyre.
Këtë herë në ‘Talent Show’, një emision mjaft i ndjekur në Kosovë, ka qenë një djalë i ri i cili ka përjetuar një eksperiencë të hidhur.
Ramadan Pireva nga Prishtina prezantohet dhe shprehet se ka ardhur për modeling.

Në këtë moment fytyra e tre personave që ndodhen në juri ndryshon krejtësisht, mesa duket pamja e Ramadanit nuk u la përshtypje të mirë. Megjithatë ata i thonë: “Suksese, skena për ty!”

Djali mbaron sfilatën, që vetëm sfilatë nuk ishte dhe pret mendimin e tre profesionistëve në panel. E para ishte vajza: Ramadan, ke ardh vetë, apo t’ka pru njeri mezor?

I turpëruar Ramadani nuk flet por pret edhe mendimin e dy juristëve të tjerë, që pajtohen me fjalët e vajzës. Videoja e Ramadanit është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqe të ndryshme humori dhe është bërë shënjestër për ‘gallatë’.

Kush tjeter do shkoi per Model ?

Publiée par TE VDESESH SE QESHURIT sur Lundi 18 juin 2018