.

Denoncoi se i kishin vjedhur motorin, i riu pendohet: Nuk e mbaja mend…

Një 28-vjeçar është vënë nën hetim, pasi ka bërë një denoncim se i kanë vjedhur motorin, por më pas ai ka thënë se nuk e mbante se ku e kishte parkuar.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 18.06.2018, shtetasi E.U., vjeç 28, banues në Tiranë, kallëzon se, rreth orës 10:30, në kryqëzimin e rrugës së “Dibrës”, te Selvia, i kanë vjedhur motorin tip “Pigio” pa targë dhe rreth orës 11:30, ka deklaruar se e kishte gjetur motorin pasi kishte harruar vendin ku e kishte parkuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.