.

Berisha publikon denoncimin: Përgjysmohen kroçierat që vijnë në Sarandë, policia terror turistëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook denoncimin e qytetarit dixhital.

Sipas Berishës kroçerat e turistëve që vijnë në Sarandë janë përgjysmuar, pasi policia po u bën terror.

Statusi i Sali Berishës në Facebook
Përgjysmohen kroçierat dhe turistët që vijnë në Sarandë!
Policia terror ndaj turisteve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Doktor jemi ne sezon turistik ku presim mijëra turist ku vjet në këtë kohë vinin 2~3 krotcere ne javë apo 10 ditë në Sarandë dhe sivjet vjen një në 15 dite dhe zbresin prej saj me pak se gjysmat e turistëve mirë po ka 2-3ditë qe policia e shtetit terrorizon turistet çdo 50 m postoblloqe kontrolle Iveko policie polica me maska me arm sikur jemi ne Kabul polic pa edukatë frynë me një kallash ne krah u flasin qytetareve me presione u marrin targat shënim i japin nr nëpërmjet radiove hapin bagazhe një gjë anormale ne një qytet qe është në sezon turistik. Nuk e di a kish kaq polic kur u “kontrollua” për Agron Xhafen apo Saimir Tahirin? Respekte fitore PD”