.

 A do të zhvendoset Anila Çela në Top Channel? Moderatorja tregon të vërtetën

Përpara disa ditësh qarkulloi lajmi që prezantuesja e njohur Anila Çela do të braktiste televizionin ‘Vizion Plus’ në të cilin prej vitesh prezanton emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ dhe do të zhvendosej në ‘Top Channel’.

Sipas burimeve të ndryshme ajo do të zëvendësonte Juli Krisafin dhe do të merrte drejtimin e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Mirëpo së fundmi Anila në një prononcim për ‘Prive’ ka treguar sesi qëndron e vërteta e lëvizjes së saj.

‘Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj’ , u shpreh Anila.