.

Aksident tragjik në Londër/ Treni përplas për vdekje tre persona

Tre persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren mëngjesin e sotëm në Londrë. Viktimat mësohet se janë tre burra, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.

BBC shkruan se ngjarja mbetet e paqartë, ndërsa pranë vendit të aksidentit u gjetën disa kuti me llak. Hetuesit mendojnë se mund të bëhet fjalë për disa grafistë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.