.

Super festë në Tiranë, në datën 28 qershor vjen këngëtarja super e famshme

Mbrëmjen e 28 qershorit në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës, do të vijë një artiste shumë e njohur duke e bërë edhe më shumë aktive jetën artistike në kryeqytet.

Ayo ka spikatur për talentin e saj në muzikë si instrumentiste që në moshë të vogël, madje ka shkruar këngën e saj të parë në moshën 15-vjeçare, kushtuar nënës së saj, ndërsa përsa i përket shijeve muzikore është ndikuar nga Pink Floyd, Felë Kuti , Donny Hathaëay, Jimmy Cliff, Bob Marley.

Albumi i saj i parë “Joyful” u regjistrua në 2006 dhe prej 2007 turnetë e saj anembanë botës nuk kanë ndalur. Albumi i dytë ‘Gravity At Last’ erdhi suksesshëm në 2008 duke qenë për një kohë të gjatë në top listen franceze dhe në ato gjermane.

Albumi i tretë Billie Eve ishte sërish një sukses për Ayo-n kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat si Craig Ross (kitarist i Lenny Kravitz), reperi Saul Williams, Matthieu Chedid dhe Gail Ann Dorsey.

E njohur dhe e pëlqyer për stilin reggae dhe soul, Ayo do të performojë përpara publikut shqiptar sukseset e saj si: “Life Is Real” (2006), “Doën on My Knees” (2006), “And It’s Supposed to Be Love” (2007) (2008, US), “Help is Coming” (2007), “Sloë Sloë (Run Run)” (2008), “On aime, on aide” (2009), “Lonely” (2009), “I’m Gonna Dance” (2011), “I ëant You Back” (2011), “Fire” (2013), “Fire” featuring Youssoupha(2013), “ëho” (2014), “I’m a Fool” (2017), “Paname” (2017).