.

Publikohet letra/ Rama mesazh dibranëve: Kush më ka telendisur me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër të shkruar me dorë në Facebook, të cilën e ka fshirë sërish. “BalkanWeb” ka arritur të kapë në moment letrën publikuar nga kryeministri, me anë të së cilës i drejtohet dibraneve që sipas tij e kanë sharë për Rrugën e Arbrit.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook të cilën e ka shoqëruar në fund me një ikonë buzëqeshjesh./ BW