Bashkëshortja e princ Harry-t, Meghan Markle ka pasur mundësinë të shijojë një udhëtim që as Princ Harry dhe William dhe as Kate nuk kanë patur mundësinë ta bëjnë.
Pjesëtarja më e re e familjes mbretërore ka udhëtuar në trenin mbretëror me Mbretëreshën Elisabeth II rreth 165 km.
Ato u nisën për një vizitë në Cherishe të Anglisë, megjithatë ato kaluan edhe një moment të sikletshëm që u pa nga e gjithë bota.
Pasi kanë zbritur nga treni, Meghan ka harruar rregullat dhe në momentin që do hynin në makinë, ajo nuk ka ditur si të veprojë.
Ajo është vendosur në siklet pasi nuk dinte nëse duhet të hipte ajo apo Mbretëresha e para në makinë.
Mirëpo Elisabeth II e udhëzoi menjëherë Dukeshën, duke i thënë që të hipi ajo e para në makinë.
“Cila është preference jote?” e pyet Meghan Markle.
“Vazhdo, ti e para” iu përgjigj 92-vjecarja.
“Oh, mirë” – tha Meghan e cila u ndje shumë më e lehtësuar.