.

Foto/ “Kryeministri po shkel vendimin që propozoi vetë”. Ja për se bëhet fjalë

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar në rrjetet sociale një hartë të qendrës së Tiranës, të propozuar Edi Rama kur ishte ministër Kulturës dhe më pas kryebashkiak.

Kjo hartë është e vitit 2000.

Manjani shkruan se Rama u betua se do ta ruante të paprekur qendrën e Tiranës, gjë që nuk e zbatoi pasi u bë kryeministër.

 

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

Kjo është harta që u bë me vendimin nr 180, te vitit 2000. Kjo zonë brenda vijës së zezë është qendra e Tiranës që ky vendim e merr në mbrojtje si zonë me vlera historike.

Këtë vendim e propozoi dhe e mbrojti fort Edi Rama. Me këtë vendim Ai hyri në politikë me premtimin dhe garancinë se kjo zonë e Tiranës do ruhej!

Sot pas 18 viteve, mund të shohim të gjithë se vetëm këtë vendim, Edi Rama nuk e zbatoi!!

Nuk e zbatoi as kur krijoi një shesh të ri “Skenderbej”, as kur beri planin Francez, as Kur beri Planin e Tiranës e as Planin e Kombëtar!

Nuk e zbatoi as kur shkatërroi hyrjen e Stadiumit “Qemal Stafa” e as tani që po prish Teatrin Kombëtar!

Ky është Ai që ka vendosur haptazi më shumë kundër vetes së tij! Prisni më kot që të vendosë drejt për vendin dhe të tjerët!