.

EMRI/ I dehur me fëmijën 4-vjeç në makinë, fieraku bën aksident. Ja çfarë i ndodhi

Një 32-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia. Ai ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur makinën me djalin 4-vjeçar brenda, kur është përplasur dhe ka bërë aksident.

Duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me automjetin tip “Land-Rover” me drejtues shtetasin S.B, 28 vjeç, banues në Fier. Në momentin e përplasjes shtetasi Diko Hazizaj ka qenë në gjendje të dehur dhe ka pasur në automjet edhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës shëndetësore pranë Spitalit Rajonal Fier është larguar në banesë”- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Diko Hazizaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Peshtan, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me automjetin tip “Land-Rover” me drejtues shtetasin S.B, 28 vjeç, banues në Fier.

Në momentin e përplasjes shtetasi Diko Hazizaj ka qenë në gjendje të dehur dhe ka pasur në automjet edhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës shëndetësore pranë Spitalit Rajonal Fier është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.