.

Breshëri dëmton të mbjellat në Korçë, fermerët: Shteti të na kompensojë dëmet, bujqësia është i vetmi burim…

Dëme të shumta janë shkaktuar në disa zona të Fushës së Korçës nga breshëri i rënë një ditë më parë. Më të dëmtuara janë të mbjellat ne fshatrat Vashtmi, Ciflig, Dishnice dhe Bulgarec.

Kjo situatë i ka dëshpëruar fermerët e këtyre fshatrave, të cilët shprehen se gjithë investimi i tyre shkoi dëm në 20 minuta.

Fermerët i drejtojnë sytë nga shteti për t’u rimëkëmbur, pasi bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për te mbajtur familjen.

Sipas te dhënave paraprake janë rreth 1 mije hektar të mbjella me grurë, patate, qepe, dhe kultura të tjera bujqësore që janë dëmtuar nga breshëri ndërsa dëme më të vogla janë shënuar në pemëtari. /Balkanweb