.

Zbulohet marrëveshja me Greqinë/ Berisha: Shqipëria i fali detin, Rama kapitulloi pa kushte

Me anë të një postimi në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot paktin mes vendit tonë dhe Greqisë, duke denoncuar tradhtinë e madhe dhe faljen e detit, sipas tij që iu bë Greqisë.

Postimi i Berishës: 

Rama kapitullon pa kushte para ultimatumit te Greqise, pranon marreveshjen e faljes se detit!

Negociatori dixhital denoncon:

1- Marreveshja e faljes se detit dhe pasurive tona perrallore nendetare u dorezua nga pala greke si marreveshje e panegociueshme, prandaj dhe

2- nuk ka patur asnje negociate, madje

3- programi i blere 180 mije euro per hedhjen dhe analizen e te dhenave nuk eshte perdorur asnjehere

4- Sipas marreveshjes se panegociueshme te diktuar nga pala greke, Shqiperia humbet pasurite e saj perrallore te gazit dhe naftes te detit Jon

5- Ato i grabit Greqia, e cila fale marreveshjes

6- zgjeron ujerat territoriale nga 6 ne 12 milje ne kurriz te Shqiperise

7- Nderkohe qe me Italine dhe Turqine ujerat territoriale te Greqise mbeten 6 milje

Ketu me poshte keni mesazhin e negociatorit dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha,

Jam anetar grupit negociator per marreveshejen e detit me Greqine. Se pari dua tju informoj se marrveshja e perfunduar eshte marreveshja e shitjes apo faljes se detit. Kjo marreveshje eshte projekti grek per te cilin nuk ka patur asnje negociate sepse pala greke nuk ka pranuar te zhvilloje asnje negociate. Ne takimin e pare pala greke na vuri para faktit te kryer dhe na dorezoi marreveshjen te cilen ajo e quajti te panegociueshme..

Kerkeses time dhe tre anetareve te tjere te grupit per te mos pranuar nje marreveshje te panegociueshme kryetari i grupit Armand Skapi i eshte pergjigjur me kercenime ndaj nesh duke folur ne emer te ministrit dhe vet kryeministrit.Ky njeri se bashku me Meçollarin silleshin sikur perfaqesonin palen greke dhe Shqiperine .Para kesaj situate dhe konstatimit se me kete marreveshje te imponuar nga pala tjeter krahasuar me marreveshjen e meparshme, Greqia fiton se paku 820 km katror det ne raport me Shqiperine dhe te gjithe zonen ekonomike naftmbajtese dhe gazmbajtese te Detit Jon pasi ajo azheron ne dem te zones tone ekonomike ujrat territoriale nga 6 ne 12 mile duke na lene ne reren dhe marre per vete triliona meter kub gaz.

Perveçse pala greke e quajti projektin qe dorezoi te panegociueshem ajo kerkon preras nga ne te mos shqipërojnë kategorikish fjalën ‘Ekiti’ nderkohe qe perdorimi i parimit te ekitise është një nga kërkesat themelore të vendimit te Gjykatës Kushtetuese,madje edhe shkaku me kryesor i rrezimit te marreveshjes tuaj.

Para kesaj situate disa anëtarë të ekipit negociator kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim dhe kane informuar me shkrim ministrat e jashtem ,te brendshem,te mbrojtjes dhe vet kryeministrin.

Pergjigja e vetme ka qene kercenimi i hapur nga Skapi ne emer te tyre per largimin nga puna dhe kercenime te tjera prej banditi duke aluduar edhe per jeten tone dhe femijve dhe familje tona

Ne marrëveshjen e panegociueshme te dorëzuar nga pala greke ishull Othon merr fuqi të plotë njelloj si vet ishulli i Korfuzit si për ujërat territoriale ashtu edhe për zonën ekonomike.

Gjithashtu ju njoftoj se programi i blere 180 mije euro per futjen e te dhenave dhe per te bere perllogaritjet nuk esht perdore asnjeher sepse projekti i marrveshjes se pales greke nuk mund te diskutohej.Pavareisht nga te gjitha keto ne na u kerkua nga vet kryeministri Rama qe ne takimin e dyte te cilin pala greke e shpalli te fundit f te dorzonim te firmosur marrveshjen e faljes se detit Greqise.Ju lutem te me ruani anonimatin e kuptoni vet arsyen.”