.

Takim 30 minuta në Presidencë me Ramën/ Meta tregon detajet: Ja për çfarë biseduam

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë pas takimit që pati mbrëmjen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

Meta deklaroi sot për mediat se në takim është diskutuar për negociatat me Greqinë.

Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa cështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtjeshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo cështje.

Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit”, tha Meta.