.

Studimi/ Ja kush do jetë fituesi i Botërorit

Ekspertët e ndryshëm të statistikave dhe jo vetëm kanë dhënë verdiktin e tyre për skuadrën fituese të Botërorit. Sipas tyre fituesi do të jetë Brazili.

Për të dalë në këtë përfundim kanë bashkëpunuar shkencëtarët e universiteteve të ndryshme (Innsbruck dhe Münster) dhe specialistë të shoqërive të analizave ekonomike (Deloitte).

Studime të ndryshme dalin në fund në të njëjtin konkluzion: mundësitë më të mëdha janë që Brazili të përballet ne finale me Gjermaninë, kampionen në fuqi të Botërorit.