.

“Shqipëria më në fund nuk i’u kundërvu SHBA-së në OKB”/ Deputeti i PD-së nxjerr votat

Në një postim në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu teksa ka përshëndetur votimin e djeshëm të Shqipërisë në OKB, shkruan se Shqipëria këtë herë ka abstenuar për rezolutën “ Për mbrojtjen e civilëve palestinezë”.

Postimi i plotë:

Mbas presionit te forte e te gjate publik te opozites, Ministria jone e Jashteme nuk perseriti dje ne Asamblene e OKB gabimet tragjike te pak koheve me pare, qe na perplasen disa here me ShBA.

Shqiperia dje nuk e voton Rezoluten “Per mbrojtjen e civileve palestineze”, te iniciuar nga Algjeria e Turqia e te kundershtuar nga ShBA.

Ne fakt ajo ishte nje Rezolute e pa balancuar, qe si e tille nuk i sherben stabilitetit e paqes ne ate zone, per te cilen votuan kunder 8 shtete e absenuan 45, nder te cilet edhe vendi yne.

Mos vendosja ne ate Rezolute e Amendamentit te propozuar nga ambasadorja Haley, pa dyshim i prishi cdo mundesi ekuilibri dhe pozitiviteti asaj Rezolute.

Edhe fakti qe menjehere mbas kalimit ne Asamble te asaj Rezolute, ajo po perdoret si nje “flamur” fitoreje ndaj ShBA-se prej disa nga mbeshtetesit e saj, tregon qartesisht se sa te drejte kishim e kemi ne si opozite ne qendrimin e kembenguljen, per te ndjekur ShBA ne ceshtjet e sigurise.

Sidoqofte eshte e domosdoshme qe tashti Ministria e jone e Jashteme keto qendrime si dhe pozicionet e rendesishme te saj, t’i beje menjehere publike, pa qene nevoja te loze “sy mbyllurazi”.