.

“Na ka ardhur zogu në dorë”/ Veliaj ftesë të hapur artistëve: Hajdeni e bëjmë një grup e negociojmë me arkitektin

Ka nisur dëgjesa e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me artistët për projektin e Teatrit  të ri Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij hapëse, Veliaj tha se vlera e ndërtimit të një teatri nga vetë qeveria ka një kosto prej 30 milionë euro, ndërkohë që investimet e Bashkisë për një vit në infrastrukturë janë 20 milionë euro.

DISKUTIMI

Veliaj: Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. nga viti 2005-2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë USD.

Dua tu bëj një ofertë shumë të sinqertë. Nëse jeni dakord që të caktoni një përfaqësi bashkë me mua të mblidhemi dhe të negociojmë. Nuk na pëlqen, e lëmë. Ne na duhet një gjë e re. Se si, hajt ta flasim. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri.  Në na ka ardhur zogu në dorë, siç thonë tironsit. Të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin. Nëse funksionon amin, nëse nuk funksionon hajde të vrasim mendjen.

Projekti i teatrit të ri

Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë.
Më tej Veliaj renditi listë shumë të gjatë gjërash që duhet të kenë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje:

– Biletari
– Garderobe per spektatoret
– Zyra per administraten
– Dhoma zhveshjes per artistet
– Dushe per aktoret
– Dhoma provash
– Dhoma teknike per sisteme kontrolli apo pulti i komandimit
– Sistem Audio dhe video projektimi
– Dhoma akustike apo rregjistrimi
– Infrastrukture rregjistrimi video te shfaqjeve
– Tualete per spektatoret te pershtatshme per kapacitetin e teatrit
– Dalje emergjence
– Sisteme sigurie
– Sisteme kundra zjarrit
– Sisteme qe garantojne energjine elektrike
– Arkive
– Dhomat e grimit
– Salle per te ngrohur muskulaturen perpara performaces se artistit
– Kostumografia, rrobaqepsi, hapesira pune dhe garderobe
– Skenografia, Hapesira pune , depo materialesh
– Hapesire per orkester ne veprat qe e permbajne ate
– Hapesira prapaskene, mbi skene apo nen skene
– Krahet e skenes dhe qarkullimi i aktoreve pergjate shfaqjes
– Dhome konference apo media ku lancohen shfaqjet
– Hapesira qarkullimi te vecanta per aktoret, administraten dhe publikun
– Sisteme ndricimi dhe dhoma kontrolli