.

Kalon në “sitën” e Vettingut/ KPK: Trenova ka mungesë të burimeve financiare

Ka nisur seanca në KPK për Gentian Trenovën, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Trenova ka qenë vet prezent në këtë seancë i përfaqësuar dhe nga avokati i tij  Samir Lame.

Në lidhje me pasurinë, KPK ka konstatuar se ka mungesë të burime financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Brunilda Bekteshi relatorja e çështjes: Kemi administruar deklaratat e DSIK, ILDKPI dhe të dhënat e Prokurorisë se Përgjithshme për vlerësimin e profesionit, shkruan panorama.

Sipas KPK prokurori Tranova ka në pronësi; apartament në rrugën Ferit Xhajko, 2 kursime montera nga rroga e bashkëshortes, 3 depozite bankare, si dhe hua të dhëna nga motra dhe nëna, dhurime nga prindërit e bashkëshortes 5 mijë euro, dispozon dy automjete një Volksëagen dhe një Benz dhe dhurata nga të afërmit.