.

Hidhet nga kati i tretë i një pallati, ja çfarë i ndodh 42-vjeçarit

Një person është hedhur nga një pallat në Shkodër, por ka arritur që të shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Isuf Sokoli në Shkodër.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.