.

E rëndë në Berat/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 55-vjeçar

Një 55-vjeçar në Berat është përplasur për vdekje nga një makinë mëngjesin e sotëm në Moravë.

Sipas një njoftimi nga polcia mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 minuta, ku shtetasi N.S. banues në Kuçovë ka aksidentuar këmbësorin A.P. 55 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjajres.