Dëgjesa e sotme e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj me artistët u shoqërua me një përplasje mes avokates Mirela Jorgo e cila është aty si përfaqësuese e Shoqërisë Civile dhe kryebashkiakut Veliaj.
Jorgo teksa kërkoi fjalën, akuzoi Veliajn se per rreth 30 minuta të fjalës së tij bëri propagandë.
DISKUTIMI
Alert Çeloaliaj: Në ftesën që na ka ardhur thuhet se teatri i ri do të ndërtohet. Pra është vendosur dhe nuk e di për çfarë kemi ardhur sot. Sipërfaqja e teatrit është mbi 7 mijë m2, por këtu thuhet 1200 m2. Në gjithë ftesën flitet në kohën e kryer, pra nuk ka më vend për diskutim. Të gjitha këto e bëjnë të kryer diskutimin. Ne jemi kundër prishjes arbitrare të teatrit kombëtar dhe atij eksperimental. Pyetja jonë është: a janë ezauruar të gjitha mënyrat për gjetjen e fondeve?
Neritan Liçaj: Pse të mos bëjmë njëherë ligjin pastaj flasim për teatrin e ri? Ta shtyjmë edhe pak sa të bëhet një ligj i mirë për artin dhe kulturën dhe pastaj të flasim.
Mirela Jorgo (avokate): Ju bëtë gjysmë ore propagandë.
Veliaj: Ne kemi sot dëgjesë me aktorët. i kam dhënë fjalën Ndrenikës.
Jorgo: Ne jemi përfaqësues të shoqërisë civile që mbështesim aktorët. Dakord të flasin aktorët pastaj ne.