.

Dëgjesa me artistët/ Ndrenika-Veliajt: Teatri i Ri me 30 milion euro? Të kanë gënjyer kryetar!

Aktori i njohur Robert Ndrenika gjatë fjalës së tij në dëgjesën e sotme mes kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe artistëve iu drejtua këtij të fundit duke i thënë se teatrit mund të riparohet dhe të dalë një gjë e shkëlqyer me më pak se 30 milion euro.

Robert Ndrenika: Teatri mund të riparohet dhe të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milionë euro. Të kanë gënjyer me ato 30 milionë euro. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milionë euro ai teatër që duan të bëjnë. Tani më është konsoliduar mendimi që i gjithë kompleksi i teatrit mund të ruhet. Tirana e do një teatër të mirë që mund të shkojë 100-200 vjet dhe e meriton Tirana.