.

Debati për Teatrin Kombëtar/ Veliaj dëgjesë me artistët: Nuk duam të diskutojmë edhe 20 vite, do jap shpjegime!

Gjatë dëgjesës me artistët, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksoi se do të ketë transparencë për këtë çështje si edhe dha disa argumente për Teatrin Kombëtar.

Nuk do preferonim të diskutonim dhe 20 vite të tjera për teatrin, të dilte edhe një gjeneratë tjetër në pension, edhe mos të kemi marrë një vendim. Duhet të ecim përpara me çështjen e Teatrit Kombëtar. Ka disa argumente. Do ndalem tek gjendja aktuale e teatrit.

Në momentin kur u ndërtua u konceptua si një godinë e përkohshme, për një funksion 7-8 vjeçar gjatë kohës së luftës. Në vitin 1954, u tha se teatri duhet të transferohej tek salla e kuvendit kombëtar, pasi godina nuk i përmbushte kushtet. Më pas ka raporte të tjera në vite. Teatri Kombëtar është cilësuar si pa vlerë arkitekturor”, tha kryebashkiaku Veliaj.