.

Dalin skandalet/ Kush ishin politikanët dhe femrat që u përfshinë në afera seksuale

Mes seksit dhe pushtetit ka patur historikisht një lidhje të fortë, për të cilën me sa duket kanë qenë të vetëdijshëm, jo vetëm pushtetmbajtësit, por edhe femrat që qëndrojnë përreth tyre.

Faktet kanë treguar, që njerëzit publike dhe me pushtet, përgjithësisht përfshihen në raporte seksuale me vartës të tyre apo persona që i lidhin raportet e punës, e që ndonjëherë para se të bëhen zotër të pushtetet seksual, bien pre e tij.

I tillë ishte edhe rasti i politikanit britanik John Profumo, i cili në vitin 1963 u tundua fort dhe u përfshi në një aferë seksuale me Christine Keeler, që në fakt supozohej se ishte spiune e rusëve. Lidhur me këtë fakt ai u detyrua të gënjejë teksa u pyet në dhomën e ulët Britanike, gjë që çoi në dorheqjen e tij dhe dëmtim në imazhin e qeverisë pjesë e së cilës ishte.

Monika Levinsky, nuk është i vetmi skandal seksual në jetën e ish-presidentit amerikan Klinton. Në vitin 1998, aktorja dhe modelja Gennifer Floëers u vu në qendër të mediave pas deklarimit të një lidhjeje të gjatë që ajo kishte me presidentin.

Në momentin që Klinton e mohoi këtë fakt, ajo mbajti një konferencë për shtyp, në të cilin paraqiti regjistrimet sekrete që kishte bërë nga telefonatat me të. Regjistrimet u shtinë tek “Star”, por nuk u provua kurrë nëse zëri ishte i presidentit. Në vitin 1998, teksa mohoi akuzat seksuale të Kathleen ëilley, Klinton pranoi të kishte pasur një aferë me Flowers.

Edhe femrat e rëndësishme duket se nuk I kanë rezistuar dot tundimit. I tillë është rasti i deputetes britanike Edëina Currie, e cila u përfol për një aferë me Kryeministrin John Major, në kohën që të dy kanë qenë në qeverinë e Margaret Thatcher.