.

Angelina Jolie ka një të përbashkët me shqiptarët, veprimi i saj në Londër e vërteton më së miri

Aktorja e njohur Angelina Jolie është një nga personazhet që ka marrë vëmendje të madhe për bukurinë që e karakterizon, por edhe pas situatave të vështira që ka hasur në jetë.
Kohëve të fundit është komentuar edhe tema e divorcit dhe sa mundësi do të ketë ish bashkëshorti i saj Brad Pitt për të kaluar kohë me fëmijët.
Fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për Angeline Jolie, madje ajo i merr të gjithë me vete në çdo vend.
Gjithashtu pretendohet se e ka refuzuar thirrjen në kurorëzim të Meghan Markle dhe princit Harry në maj sepse nuk ia kanë ftuar fëmijët.
Si duket, thirrja ishte për të dhe një person i cili do ta përcillte, dhe pasi ajo askund nuk shkon pa gjashtë fëmijët e saj, Jolie në mënyrë të sjellshme e ka refuzuar familjen mbretërore.

Në kurorëzim kishte shumë njerëz të famshëm, siç janë Victoria dhe David Beckham, Amal dhe George Clooney, Priyanka Chopra, Elton John, Tom Hardy, Oprah Winfey, Serena Williams.