.

Problemet me Shqipërinë/ Kotzias: Ose zgjidhen brenda verës, ose nuk ka pushime!

Gjatë një takimi që ministri grek Kotzias pati me homologun  e tij Serger Lavrov në Moskë ka deklaruar se:

“Pa zgjidhur brënda verës problemet e mbetura me Shqipërinë, nuk ka pushime”.

Mediat greke shkruajnë se Kotzia ka shprehur edhe kënaqësinë e madhe për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.

Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë se janë pa zgjidhje prej 70 vjetësh. Para se të shkoj me pushime besoj se do të jenë zgjidhur, në të kundërt nuk do të ketë pushime”- tha ai.