.

‘Na jep lekët që na kërkoi gruaja jote’/ Arrestohen 2 vëllezërit që morën peng 46-vjeçarin pas një viti

Dy vëllezër në Sarandë janë arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohen për një pengmarrje të ndodhur në Korrik të 2017.

Policia e Fierit bën me dije se ka arrestuar vëllezërit Lani Boraj, 37 vjeç dhe Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier”- njofton policia.

Panorama shkruan se një vit më parë, gruaja e 46-vjeçarit me inicialet S.B, dyshohet se u kishte marrë para borxh dy vëllezërve dhe nuk ua kishte kthyer. Ata në shenjë hakmarrje i kanë hequr lirinë të shoqit të saj për disa orë.

Njoftimi i plotë: 

Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Armbajtje pa leje” dhe “Vetëgjyqësi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Lani Boraj, 37 vjeç
2.Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.