.

“Mirush Kabashi gënjeshtar ordiner”/ Julian Deda shpërthen kundër Çulit: Fodull, ty s’duhet të të jepet rroga, se do e lësh te vendi!

Duket se debati mes aktorit të madh Mirush Kabashi dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka ndezur rrjetin.

Kabashi teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili për të diskutuar rreth shembjes së TK, akuzoi Hervin Çulin si si censor të programit artistik të institucionit.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Çulit, i cili me anë të një postimi në facebook sulmoi Kabashin me një lumë fyerjesh.

Çuli e cilësoi Kabashin si një gënjeshtar ordiner dhe e akuzoi se ka qenë 15 vjet në Teatër Kombëtar si aktor por ka luajtur vetëm një herë, duke thënë se Mirush Kabashi e ka marrë rrogën kot dhe tani ka nisur recitim patologjik të poezive.

Lidhur me këtë sulm të Çulit kundër nderit të Kombit Mirush Kabashi ka reaguar edhe aktori i humorit Julian Deda.

Përmes një statusi në facebook Deda shkruan:

“Ketij palaços, qe i permend rrogen “Nderit te Kombit” Mirush Kabashi, do ishte me mire mos t’i jepej fare rroga, se gjithsesi do shkoje te vendi e do ta beje rrush e kumbulla.

P.s. Turp i permend rrogen tjetrit, fudull”.