.

Masterclass nga Mario/Dalin pamjet e papublikuara më parë, grimieri i Kim Kardashian shpërthen në lot në Tiranë

Më 26 maj, Mario Dedivanoviç u kthye në Shqipëri për të organizuar Masterclass-in më të madh në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sapo ka shkelur në skenë grimieri i njohur nuk ka mundur dot t’i mbajë lotët nga emocionet që i falën 2000 personat e pranishëm në sallë.
40% nga të pranishmit, kishin udhëtuar nga Evropa, Amerika, India, Dubai, Izraeli, Egjipti, etj., për të ndjekur nga afër eventin gjigand.
Atmosfera ishte elektrizuese, fansat shpërthyen në duartrokitje për grimierin me origjinë shqiptare, por i rritur në New York.
Grimieri i Kim Kardashian ka zbuluar sekretet e grimit glamoroz në modelen shqiptare për rreth 3 orë në sallën e Pallateve të Kongreseve.
Zgjedhja e modeles Kleona Leka, ishte e qëllimshme, pasi kishte një ngjashmëri të madhe me nënën e tij kur ajo ishte e re.
Në përfundim të eventit, secili prej pjesëmarrësve mori një çantë me produkte cilësore të make up-it, si dhe askush nuk largohej pa realizuar një foto me Marion, edhe përse rradha ishte shumë e gjatë.
Grimieri me origjinë shqiptare nuk njihet vetëm si grimieri i preferuar i Kim Kardashian, por edhe i shumë emrave të njohur nëpër botë si Jennifer Lopez, Katy Perry, Ariana Grande apo Megan Fox.