.

Kabashi: Censura ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili, aktori Mirush Kabashi teksa do diskutohet rreth debatit për prishjen e Teatrit Kombëtar, deklaroi censura ka kaluar nga pushteti në teatër.

Kabashi: “Gjykoj që demokracia është një mundësi shumë e madhe për një shoqëri”

Vasili: “Sokrati thotë që populli i do ata maskarenj dhe mashtrues që i rrjepin çdo ditë, përputhet kjo me realitetin e tanishëm?”

Kabashi: “Po përputhet për fat të keq, gjersa ne riciklojmë po këtë klasë politike. Politizimi i shoqërisë hap pas hapi është një dukuri shqetësuese dhe drithëruese, është një mundësi për rikthimin e diktaturës, Ky sistem nënkupton që ka ndryshime në kuptimin pozitiv, por nuk duhet të pozicionohemi, duhet të shohim rezultatet.”

Vasili: “Cili është rezultati”?

Kabashi: “Rezultati është ky, që arti sot ndodhet në këtë gjëndje. Nuk po them drejtësi, shëndetësi apo fushë tjetër. Politika bën presione”

Vasili: “Edhe mbi teatrin”?

Kabashi: “Edhe mbi artistët, kanë ushtruar presion ndaj tyre. Janë ndarë artistët në bluz dhe rozë. Sot Sokratin nuk do ta lejonin drejtorët, sepse idetë që hedh Sokrati do zhvishnin politikën”

Vasili: “Ju po thoni që ka censurë politike?”

Kabashi: “Natyrisht që ka, censura ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin”