.

Ergys Mertiri: Një kryeministër pallosh që gafurret si gjel për forcën e muskujve

Nga Ergys Mertiri

Shfaqja e Ramush Haradinajt, si roje podiumi ndaj nje gruaje te moshuar, gjate nje ceremonie zyrtare, do te ishte krejt qesharake, nese nuk shoqerohej me nje sere pikepyetjesh te pashmangshme mbi cfare lloj populli eshte ky qe ka nje kryeminister te tille!

Si ka mundesi qe nje njeri kaq i trashe te jete kryeminister dhe cfare mund te premtoje ky realitet mbi menyren sesi jetojne njerezit ne kete vend?!

Nje tjeter gje per te ardhur keq eshte mentaliteti i hajdarit qe Kryeministri shpalosi ne menyren me te sinqerte e triumfaliste, mentalitet qe e gjejme rendome tek nje kategori e madhe meshkujsh hajvane qe vet-modelohen ne profilin e te fortit, andej dhe kendej kufirit, sidomos kendej. Kryeministri na tregoi se nuk ngrihet dot me shume se nje cub lagjeje, qe paraziton fryre muskujsh e trashur mendsh ne vanitetin e periferive shqiptare.

Kur njerezit reaguan duke u shprehur sesi ka mundesi qe Kryeministri i nje vendi te sillet ne kete menyre me nje grua, Ramushi shkon edhe me larg, duke u pergjigj se po te ishte burre, do t’ia kish treguar vendin ndryshe!

Heu! Pra, mire qe paska qene grua se me pas qene burre, Kryeministri paska pas per ti hy ne dru, e paska pas per t’ia thy brinjet!

Nje kryeminister pallosh qe gafurret si gjel per forcen e muskujve, mund te ta rezervojne vetem keto troje te lashta cubash e hajvanesh!

Dhe ne pastaj habitemi sesi ka ende njerez kaq idiote ne kete vend qe zihen e vriten per nje fjale goje!