.

Çfarë do të ndodhë pas të premtes?/ Kabashi: Ja çfarë kanë vendosur artistët

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili, aktori Mirush Kabashi teksa do diskutohet rreth debatit për prishjen e Teatrit Kombëtar, deklaroi se artistët kanë vendosur të hynë në grevë urie.

Pjesë nga intervista:

Vasili: “Godina teatrit po shkon drejt shëmbjes, çfarë besoni se mund ta ndalojë këtë gjë?”

Kabashi: “Rreth 20 vite më përpara ka qenë vetë PS që e ndaloi, por asokohe nuk kishte këtë pozicion Edi Rama. Ajo godinë duhet rikonstruktuar ashtu sikurse e tha edhe Ministrja e Kulturës me gojën e saj.”

Vasili: “Keni lënë një afat deri të premten për qeverinë. Çfarë ndodh pas të premtes mbrëma?”

Kabashi: “Parmbrëmë dëgjova që kolegët kishin vendosur të bëjnë grevë urie për herë të dytë për të njëjtin shkak”

Vasili: “Jeni dakort me këtë gjë?’

Kabashi: “Kanë të gjithë të drejtën e ligjit, detyrimit të profesiionit të tyre dhe të pasionit tyre që ta bëjnë këtë gjë. Nuk është profesion teatri, është pasion, është dedikim”

Vasili: “Cilët janë artistët që janë shprehur të gatshëm për të hyrë në këtë grevë?”

Kabashi: “Nuk e di, por 2-3 artistë të teatrit thanë se janë shumë që e kanë ndarë mendjen për t’u futur në grevë.”

Vasili: “Ju do të bëheni pjesë e grevës?”

Kabashi: “Jo, unë jo. Edhe z.Ndrenika nuk do ja kisha këshillu. Janë mosha dhe kushtet shëndetësore. Konfliktualiteti i rrugës nuk i shkon artit. Ata kanë të drejtën të bëjnë këtë grevë, këtë hap të fundit. Është detyrim i tyre. Ështe arti që përfaqëosn një komb.”

Vasili: “Mendoni se greva e urisë do zgjidhë gjë?”

Kabashi: “Nuk e di nëse do të zgjidhë. Demokracia nuk është privilegj, është përgjegjësi”

Vasili: “Mungon shoqëria në protestat tuaja?”

Kabashi: “Ka një aksion qytetar, nuk mund të pretendojmë për të shumtë në numër”