.

Çfarë fati! Fansat mbushin koncertet për ta parë nga afër ndërsa shqiptares i shkon Rihanna te dyqani(Emri)

Rihanna është një nga këngëtaret më të dashura dhe të dëgjuara në mbarë botën, koncertet e së cilës janë të tejmbushura.
Të gjithë do të donin ta takonin të paktën një herë këngëtare me famë botërore, për të cilën rrinë në pritje në radhë vetëm për një autograf.
Ndërsa një vajze shqiptare që jeton në Amerikë i ka ardhur “fati te dera”.

Sipas “Prive” vajza quhet Vlora Neziri dhe punon në një dyqan veshjesh në Soho, Manhattan në Shtetet e Bashkuara.
Këngëtarja e veshur me një xhaketë bojëqielli dhe varëse me diamant ka hyrë për të bërë shopping dhe me këtë rast shqiptarja ka përfituar për të bërë një foto.