.

Historia e 28-vjeçares nga Shkupi: Ja si më la burri kur u mbulova me shami

Është vetëm 28-vjeç, por vuajtjet e Semnjete Krifcës nuk kanë të reshtur që kur ajo ishte fëmijë. E lindur në Shkup dhe e rritur jetime, vazhdon kalvarin e vuajtjeve të saj. Tashmë e divorcuar jeton me nënën dhe vazjën e saj të vogël.

Historia e saj është si e çdo vajze të varfër, por diçka ndryshe do ta kishte patjetër. Semnjeti është mjaft e lidhur me besimin ndaj Zotit.

Shamia që mban në kokë është kthyer në një sprovë për të, por ajo kurrë nuk do të heqë dorë prej saj. Për këtë i është kundërvënë edhe ish-bashkëshortit të saj. Tashmë ata janë ndarë, pasi ai nuk donte që ajo të mbulohej i thoshte se nuk e pranonte familja e tij. Pas ndarjes Semnjeti nuk kishte asnjë të ardhur për të rritur vajzën e vogël Melekun.

“Nuk kisha mundësi të blija qumësht për vajzën, u detyrova ti jap me zor ujë me sheqer. Ku të kërkoja ndihmë?” thotë gruaja. “Dua ta kem një karrocë për fëmijën, kam nevojë për ndihmën e gjithkujt” shprehet  Semnjeti.