.

Tensione te Ministria e Brendshme/ Protestuesit shembin rrethimin, hedhin tymuese dhe sende të forta

Protestuesit i janë bashkuar thirrjes së kryedemokratit Basha për të vijuar marshimin e tyre drejt sheshit ‘Skënderbej’.

Protestuesit kanë rrëzuar ndarëset e rrugëve dhe i janë afruar ambjenteve të Ministrisë së Brendshme.

Ata vijojnë hedhjen e flakadanëve drejt ministrisë dhe vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e ministrit Xhafaj dhe largimin e qeverisë.

Protestuesit kanë shembur të gjithë rrethimin dhe po i drejtohen zyrës së ministrit Xhafaj, ku po hedhin edhe sende të forta.