.

Tensione para zyrës së Xhafajt/ Protestuesit përplasen fort me policinë, një person i shtrirë në tokë (FOTO)

Situata te Ministria e Brendshme është tensionuar. Protestuesit pas rrëzimit të rrethimit të telave pranë ambjenteve të ministrisë janë afruar te kordoni i policisë.

Në një moment ka pasur acarim të situatës, pasi protestuesit janë përplasur me policinë.

Na kjo përplasje një person është shtrirë në tokë në gjendje të fikëti. Ndihmën e parë ia ka dhënë deputeti demokrat Bardh Spahia, si mjek që është në profesion.

Ndërkohë protestuesit vijojnë hedhjen e tymuesve flakadanë, si edhe kapsolla e gurë.